“Ndodhi vetëm një herë”! 36-vjeçari pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur! Zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

0

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.