Rrëmbyen një 48-vjeçar dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës (EMRAT)

0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 48-vjeçar është marrë me forcë në një automjet dhe është dhunuar nga katër persona. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Sipas kallëzimit të shtetasit D. S., ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe autorët e dyshuar janë Anderson Kodra (27 vjeç), Klerjan Kodra (31 vjeç), Jaho Kodra (35 vjeç) dhe Samuel Puja (27 vjeç), të gjithë banues në Durrës.

Pas veprimeve të para hetimore, policia ka sekuestruar edhe automjetin e përdorur nga autorët.

48-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.
Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.