Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
36 vjeçari, dhe është arrestuar nga policia pas denoncimit për abuzim seksual ndaj vajzës së tij biologjike, e cila është vetëm 12 vjeç.
Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka nisur që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç dhe ka vazhduar për disa vite, derisa ajo u largua nga banesa për shkak të kushteve të rënda që përjetonte.
Vajza u strehua pranë një fqinje, e cila njoftoi policinë. Më pas, e mitura tregoi të gjithë historinë e dhunës dhe abuzimit.
Nëna e vajzës, Juela Meta, në një dëshmi rrëqethese për mediat, ka thënë:
“Nuk e kuptova kurrë çfarë kishte ndodhur. Vajza ishte shumë e mbyllur, e acaruar, dhe shpesh në depresion. Pasi u largua nga shtëpia, kuptova që kishte ndodhur diçka shumë e rëndë. Burri im duhet të kalbet në burg. Nuk dua më ta shoh. Ai i ka shkatërruar jetën fëmijës tonë.”
E mitura aktualisht ndodhet nën mbrojtjen e shtetit dhe po trajtohet për pasojat psikologjike.