Rama mbledh në Cërrik krerët e bashkive të qarkut Elbasan! Në fokus bujqësia. Të pranishëm ministra dhe drejtues të agro-turizmit

0

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të qarkut Elbasan.

Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor.

Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit.

Ky është një hap drejt zhvillimit dhe mbështetjes së bujqësisë në rajon.