Abuzoi me vajzën e tij të mitur, Gjykata e Fierit lë në burg Zamir Metën! 36-vjeçari pranon akuzën në seancë

0

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 36-vjeçarin, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Në seancën e sotme gjyqësore, ai nuk ka folur, por ka pohuar me kokë, pasi është pyetur për akuzën.

Edhe gjatë marrjes në pyetje, Meta ka pranuar ngjarjen e rëndë, duke pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë. Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.