Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë

0

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë aksident.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. S. dhe pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.