Aksion në mes të Tiranës! Policia ndjek makinën, përfundon në pranga shoferi

0

Një person ka përfunduar në pranga pasditen e sotme në Tiranë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se blutë e kryeqytetit kanë ndjekur një automjet, pas informacioneve se drejtuesi po qarkullonte me armë.

Ai është ndaluar në zonën e “Myslym Shyrit”, ku dhe është prangosur.

Policia ka kontrolluar mjetin kur ka gjetur dhe armën, të cilën e ka sekuestruar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.