“Uluni në vend, mos të përjashtoj nga seanca”, Spiropali-Nokës: Mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali!

0

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend është zhvilluar një debat mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe Flamur Nokës. Spiropali u acarua nga ndërhyrjet e Nokës të cilat ajo i konsideroi jo procedurë. Situata mes tyre u acarua edhe me tej pas fjalorit të Nokës ndërsa Spiropali e paralajmëroi se do ta përjashtojë nga seanca.

“Nuk ke fjalë zoti Noka, nuk ishte për procedurë. Folët mjaftueshëm sot. Të përgatitet zoti Gjekmarkaj. Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin. Nuk ke procedurë. E ke marrë disa herë për procedurë, kishe dhe fjalën.

Kanë të drejtën të përgjigjen edhe ata se nuk janë gurë varri, që sa herë ti fyeni ju ata të rrinë në vend. Uluni në vend mos të përjashtoj nga seanca. Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot. Dil përjashta nga seanca. Ulu në vend. Ska fjalë për procedurë,” tha ajo.