Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

0

Kjo është situata në ditën e katërt të zjarrit që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan.

Zjarri vijon të jetë aktiv në thellësi të mbetjeve, duke shkaktuar djegie të brendshme të pandërprerë.

Si pasojë, tymi i dendur dhe ndotës ka mbuluar zonën përreth, duke krijuar shqetësime serioze për banorët dhe mjedisin.

Ndërkohë, për sot është paralajmëruar një protestë përpara prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit, si reagim ndaj situatës dhe neglizhencës së institucioneve për menaxhimin e krizës.