Edi Rama sulmoi hapur prokuroren, IKMT zbarkon në Theth për prishjen e “fshtatit turistik”! Benet Beci: I japim fund paligjshmërisë

0

Inspektorët e IKMT-së së Shkodrës kanë mbërritur menjëherë mesditën e kësaj të hëne në zonën turistike të Thethit, fill pas denoncimit publik nga kryeministri Edi Rama për një hapësirë “tokë të xanun”.

“Boll ma, tokë e xanun”, aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci, teksa ndan pamjet.

Në to shihen agjentë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, efektivë të Policisë Bashkiake me në krye drejtuesin Saimir Rustemi, dhe mjetet e rënda të IKMT-së të cilat kanë nisur menjëherë prishjen e pistës së betonit. Shtëpizat prej druri nuk dihet nëse do kenë të njëjtin fat.

Ato janë ndërtuar në një nga vendet më piktoreske të zonës turistike të Thethit, në oborrin e Kishës së Thethit, e ndërtuar në vitin 1892. Famullitai i parë qënë At’Shtjefen Gjeçovi, i cili në vitin 1917 hapi edhe shkollën duke qënë edhe mësues i fëmijëve, traditë që ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe.

Më herët sot, Edi Rama ka njohur qytetarët me shembullin e ndërtimeve të pligjshme në zonën e Thethit, të paktën sipas tij, pasi një individ e ka bërë “tokë të xanun”, kurse prokurorja Elsa Gjeli as që ka marrë mundimin të ndjek rastin.