TIRANA- Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot kam zgjedhur për të paraqitur para jush fatura të DHL-së, dorëzime të zarfeve të votimit, por që nuk kanë asnjë firmë. Shihni tani. Nga qindra e qindra kam zgjedhur disa. Ja, pa firmë. Tjetër, pa firmë fare. Vazhdo, pa firmë. Nuk ka firmë. Nuk ka firmë… Ylberi nuk ka firmë. Hatixhja nuk ka firmë. Ylberi nuk ka firmë, Gazmiri nuk ka firmë, Valentina nuk ka firmë, Mentori nuk ka firmë…
Vazhdo pa firmë. Ju lutem, i ftoj qytetarët të përqendrohen. Urdhëroni se kujt ia ka dorëzuar zarfet për firmë DHL-ja, i ka dorëzuar në zyrat e PS, ndaj janë të gjitha pa firmë. Dhe janë plotësuar në zyrat e PS. Këto ishin. Kemi me qindra e qindra, por ne zgjodhëm këto se nuk mund t’u mbajmë kaq gjatë.