Rama publikon foton nga Vlora: Ja se si doli në dritë Lungomarja, e çliruar nga “rraqet” e tepërta

0

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se tashmë njësitë e shërbimit janë çliruar nga rraqet e tepërta.

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Lungomare në Vlorë, pas aksionit për heqjen e tendave. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se tashmë njësitë e shërbimit janë çliruar nga rraqet e tepërta. Ndërkohë qe ka shtuar se të gjithë kane hapësinë e tyre si qytetarët she turistët.

Postimi i Plotë:

VLORA sot pasdite Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre.