🚨 Elbasan – 28-vjeçari procedohet për kokainë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Rr., 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
👊 Librazhd – 26-vjeçari dhunon të moshuarin pas konflikti për motive të dobëta
Policia e Librazhdit ka nisur procedim penal ndaj shtetasit L. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin M. Ç., 69 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
🖥️ Hetim për shpërndarje fotosh fyese ndaj 18-vjeçares
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar në Prokurori një rast të shpërndarjes së fotove me përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj një 18-vjeçareje në rrjete sociale. E reja ka bërë kallëzim dhe çështja është në fazë vlerësimi nga organet e drejtësisë.