Emmanuel Macron nuk harroi të përdorte sharmin e tij francez gjatë banketit të së martës, ku gjendeshin plot të famshëm.
Gjatë kohës që bisedonte me Kate Middleton, ai u pa duke i shkelur syrin princeshës.
Kjo e fundit ishte veshur mjaft elegante me një fustan të kuq dhe një kurorë magjepsëse, ndërsa iu bashkua princit William dhe mbretit Charles për të mirëpritur presidentin francez në Kështjellën Windsor.
Emmanuel Macron u ul midis Charles dhe Kate, ndërsa Brigitte, e cila kishte veshur një fustan të gjatë të kaltër, u gjend midis Camilla dhe princit William.
Për Kate, ky ishte banketi i parë shtetëror pas 18 muajsh si dhe pas shërimit të saj nga kanceri.
Në banket morën pjesë rreth 160 të ftuar, mes tyre princi Edward dhe Sophie, dukesha e Edinburgut.
Ndër të famshmit ishin Mick Jagger, Sir Elton John, kryeministri Keir Starmer me të shoqen, aktorja Kristin Scott Thomas etj.
Të ftuarit u ulën në një tavolinë 50 metër të gjatë, e cila ishte zbukuruar me kujdes brenda gjashtë ditëve.
Në dekor u përdorën lule dhe bimë nga kopshtet mbretërore.