Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Elbasanit u paraqit relacioni zyrtar për transformimin e Klubit Shumësportësh “Elbasani” në një Organizatë Jofitimprurëse dhe miratimin e akteve për themelimin e saj. Ky propozim i cili u miratua nga këshilli bashkiak synon të përmirësojë ndjeshëm mënyrën e administrimit dhe funksionimit të klubit duke garantuar një qasje më moderne dhe efikase në menaxhimin e sportit në qytet.Elbasani, një qytet me traditë të pasur sportive është përfaqësuar ndër vite nga ekipe dhe sportistë që kanë lënë gjurmë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Si një qytet sportdashës, mbështetja e qytetarëve ka qenë gjithmonë një shtysë e rëndësishme për suksesin e ekipeve të zemrës së tyre.Klubi Shumësportësh “Elbasani”, aktualisht në varësi të Bashkisë është dalluar për përfshirjen e rreth 20 disiplinave sportive me afro 40 ekipe që përfaqësojnë një gamë të gjerë sportesh, si kolektive (basketboll, volejboll, hendboll) dhe individuale (karate, atletikë, peshëngritje, alpinizëm, çiklizëm, pingpong, judo, boks, shah, snooker, qitje, not, etj.). Gjithashtu, vlen të përmenden sportet e natyrës dhe të masivizimit vullnetar si rafting, hipizëm dhe hark.Ky transformim në një Organizatë Jofitimprurëse do të sjellë fleksibilitet më të madh në administrim, do të krijojë mundësi për tërheqjen e fondeve alternative dhe bashkëpunime me sektorin privat, duke synuar rritjen e cilësisë së trajnimit dhe rezultateve sportive. Përmes kësaj reforme, synohet jo vetëm përmirësimi i kushteve për sportistët dhe stafin teknik, por edhe rritja e imazhit sportiv të Elbasanit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Këshilli Bashkiak pas disa debatesh konstruktive u ftua të miratojë këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të sportit në qytetin Elbasanit , në funksion të një administrimi më të përgjegjshëm dhe më rezultativ në të ardhmen.Pas sqarimeve të bëra nga kryetari i bashkisë Elbasan ,Gledian Llatja për arësyet e transferimit në OJF të Klubit Shumësportësh Elbasani ,këshilltarët e mazhorancës dhe opozitës e miratuan tramsformimin e “Klubit Sportiv Elbasani”në organizatë jofitmprurëse dhe miratimin e akteve të thellimit të saj”.





