Kurbin, 1 gusht 2025 – Dy automjete janë përplasur në një aksident rrugor në Kurbin, duke lënë të plagosur tre pasagjerë. Sipas Policisë, në ngjarje janë përfshirë automjeti me drejtues H. H., 70 vjeç, banues në Milot, dhe një tjetër automjet i drejtuar nga P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.
Të plagosurit, të cilët ndodheshin në mjetin e dytë, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 70-vjeçarit H. H. ka nisur një procedim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





