Çfarë e lidh me të?! Akuzat ndaj At Nikolla Xhufkës, Laert Vasili: Pema me kokrra gjuhet!

0
Screenshot

ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër

Ronaldo: Çfarë të lidh me At Nikolla Xhufka? Se thuhet se ai nuk është prift ortodoks…

Laert: Po çfarë është, hoxhë?

Ronaldo: Madje ka dalë në një emision investigativ, ku e akuzonin për disa gjëra. Flitet shpesh se nuk është prift. A ke dijeni nëse është apo jo prift ortodoks?

Laert: Unë di që është Kryepeshkop i Kosovës, i Kishës Autoqefale Ortodokse të Kosovës. Unë këtë di. Dhe përderisa kryetari i Bashkisë së Prishtinës e pret në takim zyrtar, është pak mbi mua.

Ronaldo: Zyrtarët edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kanë pritur edhe njerëz lidhur me krimin që sot i ke në burg.

Laert: Kë?

Ronaldo: Kanë dalë në lajme.

Laert: Jo, pra jo.

Ronaldo: Ty të shqetëson fakti që falesh, i puth dorën At Nikolla Xhufkës, kur ky individ pak më parë është përfshirë në një investigim në një emision investigativ?

Laert: Në çfarë është përfshurë?

Ronaldo: Në shumë gjëra, një nga këto është dhe orientimi i tij seksual…

Laert: Po ç’të duhet me këtë?! Unë di që pema që ka kokrra gjuhet. Pema që nuk ka kokrra nuk gjuhet, se nuk ka se çfarë të rrëzojë.

Ronaldo: Pra ti thua që politikanët që gjuhen gjatë gjithë kohës, janë me shumë kokrra? Apo kanë dhe gabime?

Laert: Varet nga kokrrat.

Ronaldo: At Nikolla Xhufka si i ka kokrrat?

Laert: Ashtu siç i përfytyron ti.