Gryksh, Peqin – Në Gryksh të Peqinit ka shpërthyer një zjarr i cili ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullinj. Në vendngjarje janë angazhuar banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit.
Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar, së bashku me kushtet e thatësisë së motit dhe erën e fortë, po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë shumë të vështirë kontrollin e situatës.
Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa vijon puna e zjarrfikësve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet në zonë.





