Bysheku, pika turistike e Elbasanit, rrezikon zhdukjen

0
Screenshot

 

Ndërsa tenperaturat në Elbasan mbeten të larta,qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për t’iu larguar valës së të nxehtit. Jo domosdoshmërisht i drejtohen destinacioneve bregdetare.

Vetëm 7 km larg zonës urbane, është një nga pikat më të afërta turistike të Bashkisë së Elbasanit. Bysheku mund të cilësohet si ‘arratisja’ e qytetarëve elbasanas në këto ditë të nxehta. Thonë se e zgjedhin për qetësinë, ajrin e pastër dhe ujërat e ftohta.

Ky destinacion, ndër vite, ka mirëpritur turistë e vendas nën hijen e rrapeve shekullorë dhe pranë burimeve me ujë të freskët.
Ata që e frekuentojnë, rendisin arsyet pse i qëndrojnë besnik natyrës.

Por, edhe pse pjesë e hartës së 100 fshatrave turistikë, Bysheku i Elbasanit nuk ka njohur asnjë transformim. Burimet ujore janë të ndotura, ndërsa rrapat shekullorë po zhduken.

Bysheku mund të konsiderohet një “Drilon” i dytë, por fatkeqësisht, i lënë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal dhe pa kujdesin e duhur të sektorit privat, destinacion rrezikon të zhytet në harresë./Infoweb Media