Në stilin Krishtit të Rio de Janeiros, inagurohet statuja e Jezusit në Tropojë (FOTO)

0

Një statujë e Jezusit është inaguruar në veri të vendit në Tropojë.

Sipas raportimeve në rrjetet sociale, statuja e Jezusit është vendosur në zonën e Mërturit në Tropojë.

Ndonëse e vogël në përmasa, kjo statujë duket se e ka marrë frymëzimin nga Krishti Shëlbuesi i Rio de Janeiro në Brazil.

Në foto shihet një grup banorësh të pranishëm gjatë inagurimit së bashku me flamurin kombëtar dhe personalitete të kishës.