Bashkia Elbasan zgjedh administratorët e rinj në njësitë administrative

0

Pas shpalljes së vakancave dhe procesit të rivlerësimit në njësitë administrative të Bashkisë Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme për përzgjedhjen e administratorëve të rinj. Procesi u karakterizua nga transparenca dhe korrektësia, ku aplikantët u testuan me shkrim, por edhe mbi aftësitë komunikuese dhe punën në grup.

Interesi ka qenë i lartë, veçanërisht nga të rinjtë që dëshirojnë të angazhohen në administratën vendore. Në përfundim, Bashkia Elbasan shpalli administratorët e 17 Njësive Administrative, ndërsa për Rajonin nr. 4 në qytet procesi ende nuk ka nxjerrë një fitues.

Përzgjedhjet kryesore:

  • Rajoni nr. 1 – Riemërohet Andromeda Poloska.
  • Rajoni nr. 2 – Largohet Elsid Zyma, emërohet Eltjona Kolla.
  • Rajoni nr. 3 – Rizgjidhet Fatjon Hasalla.
  • Njësia nr. 5 – Largohet Dritan Pisha, emërohet Agron Lulaj.
  • Njësia nr. 6 – Largohet Gëzim Keci, emërohet Luan Rama.
  • Funar – Largohet Oltion Haka, emërohet Fisnik Bozha.
  • Gracen – Largohet Fadil Salla, emërohet Detin Haka.
  • Bradashesh – Largohet Andi Lici, emërohet Edmond Muça.
  • Gjergjan – Largohet Resul Hoxha, emërohet Alfred Mukja.
  • Shirgjani – Largohet Ylli Dushku, emërohet Ibrahim Roçi.
  • Tregan – Largohet Manjola Rexhepi, emërohet Mërkur Kaçi.
  • Shushicë – Largohet Gëzim Ruda, emërohet Sokol Sinani.
  • Labinot Fushë – Largohet Jonuz Qosja, emërohet Islam Kaculi.
  • Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal – Rizgjidhen administratorët aktualë: Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja dhe Ylber Kuçi.

Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, administratorët e rinj morën porosi për të qenë zëri i komunitetit dhe për të asistuar qytetarët në çdo problematikë, si dhe për të ndihmuar fermerët në përfitimin nga fondet e AZHBR.

“Administratorët janë 18 sy e veshë më shumë për të qenë pranë çdo zone, ashtu siç komuniteti meriton, me përkushtim dhe dinjitet,” – u shpreh kryebashkiaku Llatja.