Arrestime dhe procedime në Elbasan, Cërrik e Gramsh

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan informon se, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat përkatëse, janë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe janë nisur procedime penale ndaj disa shtetasve, për vepra të ndryshme penale.

Komisariati i Policisë Elbasan

Zjarrvënie e pakujdesshme
U referuan materialet në Prokurori për shtetasen K. S., 73 vjeçe, e cila më datë 26 gusht 2025, në fshatin Mlizë, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por për shkak të përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe barishte.

Dhuna në familje
Procedim penal ndaj shtetasit E. M., 55 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Plagosje për motive pronësie
Procedim penal ndaj shtetasve N. L., 25 vjeç dhe E. N., 47 vjeçe, të dyshuar për goditjen me sende të forta të një shtetasi 64-vjeçar, për shkak të një konflikti pronësie.

Komisariati i Policisë Cërrik

Ndërhyrje pa leje në tokë bujqësore
Procedim penal ndaj shtetasit A. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se ka shpërdoruar një pjesë toke në fshatin Marinës, duke hapur një gropë pa lejen përkatëse.

Komisariati i Policisë Gramsh

Dëmtim prone gjatë punimeve për ndërtimin e një HEC-i
Procedim penal ndaj shtetasit B. H., 52 vjeç, pas kallëzimit të bërë ndaj një 45-vjeçari, për dëmtim prone në fshatin Lënie, si pasojë e punimeve të kryera nga kompania ndërtuese e shtetasit B. H., gjatë ndërtimit të një hidrocentrali.

Sektori i Qarkullimit Rrugor

Aksident rrugor me dëme të lehta
Procedim penal ndaj shtetases E. M., 25 vjeçe, e cila më datë 26 gusht 2025, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ka qenë e përfshirë në një aksident me automjetin që drejtonte. Në përplasjen me automjetin tjetër me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy pasagjerë në automjetin e saj.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.