SHKODËR- Ndoc Maçaj është autori i dyshuar i vrasjes së regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Maçaj pas vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Prroni është larguar ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.
Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë e cila u regjistrua rreth orës 20:00 në Abat. Dyshohet se autori dhe viktima janë kushërinj. Pritet një njoftim i dytë nga policia për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë që i mori jetën 61-vjeçarit.





