Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama pritet me muzikë e daulle nga banorët

0

QUKËS- Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë sot në inagurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Gjatë inagurimit të rrugës, Rama është pritur nga banorët e zonës me këngë edhe daulle.

Postimi i Ramës:

Hapet më në fund për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i shumëpritur Qukës- Qafë Plloçë, i cili pasi u bë legjendë si rezultat i një nisjeje për së prapthi mes rrugëve të lëna rrugëve, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, po dhe krijojë mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej bujqësinë, turizmin e agroturizmin