Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Poro të Vlorës.
Rreth orës 01:30, dyshohet se një 65-vjeçar, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.





