Ritakim emocionues pas 48 -vitesh në bankat shkollore

0
Screenshot

Pas 48 vitesh, ish-maturantët e Shkollës Normale të Elbasanit u rikthyen sërish në bankat shkollore , duke sjellë me vete kujtime, mall e miqësi që nuk i ka zbehur koha. Ky ribashkim u shndërrua në një udhëtim emocional pas në kohë, ku u ndanë përjetime rinie dhe mirënjohje për mësuesit që i formuan.

Takimi u shoqërua edhe me promovimin e librit “Normalisti”, një botim që mbledh histori, kujtime dhe traditën e vyer të kësaj shkolle, e cila për dekada ka përgatitur mësues të shpërndarë në të gjithë vendin.

Nga ky takim nostalgjik nuk mungoi mesazhi i qartë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së Normalës së Elbasanit.

Normalistët e dikurshëm, të shpërndarë në çdo cep të vendit e përtej tij, u rikthyen pas gati gjysmë shekulli për të dëshmuar se koha nuk ka mundur të fshijë kujtimet, mallin dhe mirënjohjen për shkollën që formoi breza të tërë mësuesish.