Elbasani në vëmendjen dhe interesin e turistëve të huaj

0
Screenshot

Qyteti i Elbasanit është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në ditët e para të vjeshtës grupe turistësh gjermanë kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin për të parë nga afër atraksionet duke shijuar edhe gatimet tradicionale.Ata shprehen se historia e qytetit i ngjall emocione.

Është vërtetë impresionuese të vizitosh këtë qytet i cili është mjaft i bukur dhe tërheqës për vizitorët”.

Shëtitja rreth  mureve të kalasë  të ngjall një emocion të veçantë.Po kështu edhe vizita tek xhamia e re është mjaft mbresëlënëse. Edhe njerëzit duken të gëzuar dhe mjaft mikpritës.

Turistet shprehen se guidat në qytet zgjasin disa orë, por dëshira e tyre është të qëndrojnë më gjatë për të vizituar të gjitha pikat turistike.

Jam nga Gjermania. Po bëjmë një turr nëpër Shqipëri. Ndalesa këtu në Elbasan të lë shumë mbresa. Interesante janë sajtet turistike të cilat  ia vlen t’i vizitosh të gjitha, pavarësisht se kemi ndaluar vetëm për pak ore, për të vazhduar me pas në qytete të tjera të Shqipërisë.”

Guida e grupit gjerman thekson se interesi i të huajve për Elbasanin është rritur vitet e fundit, megjithatë vështirësitë në marrjen e shërbimeve mbeten ende një problem.

Sipas saj, banorët e lagjes Kala duhet të bashkëpunojnë më shumë për të zhvilluar turizmin.

Edhe gjatë muajve të verës, Elbasani ka pasur një frekuentim të vazhdueshëm nga vizitorët e huaj, të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore që ky qytet ofron.

/Infoweb Media