Një megaoperacion është zhvilluar 5 ditë më parë në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas ku u arrestuan 25 persona me vendim gjykate e 5 të tjerë në flagrancë, ndërkohë që të tjerë janë shpallur në kërkim.
27 prej perosnave të arrestuar kanë dalë ditën e djeshme përpara Gjykatës së Elbasanit ku u caktua masa “arrest me burg” për 16 persona, 7 janë lënë në “arrest shtëpie” dhe për 4 të tjerë u caktua masa “detyrim paraqitje”. Këta persona akuzohen për shitje masive të kokainës, hashashit apo drograve të tjera në doza të vogla në afërsi të shkolla, lokale e bare të qytetit.
Euroneës Albania ka zbardhur disa përgjime nga dosja hetimore që përmban materialet e hetimeve të zhvilluara prej 2 vitesh me qëllim zbardhjen e plotë të skemës kriminale.
Nga përgjimet janë ekspozuar format e pazareve, çmimeve si dhe të përdorimit masiv të kokainës me djegie, apo siç njihet me bidon.
Pjesë nga përgjimet, marrë nga dosja hetimore:
A: Ti e do për bidon?.
B: Po.
A: E di si është ajo. Nuk gjen më të mirë.
B: Po për orët e vona si i bahet?
A: Po hajde e mer kur të dush.
B: Më thanë që është i mirë ky që e ke ti.
A: Më të mirë ske për të gjet.
A: Po more ma shume ta ulim po me kaq skam ca te them.
B: Do mar nga 5(pese) iher ne tre dite.
H: Po more iher ne tre dite ta ul me 40(dyzete).
B: Po most e jete e keqe se e du per bidon.
H: Per bidon ka dal super, ktu në Elbasan eshte heq kjo
Masat “arrest në burg”:
Mariglen Qosja 38 vjeç
Arjan Bica 42 vjeç
Marcelino Brahja 24 vjeç
Stivjo Bardhi 38 vjeç
Domeniko Elezi 38 vjeç
Gentian Tartari 37 vjeç
Pjerin Qereshniku 50 vjeç
Aizberg (Alket) Bitri 52 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç
Mikel Bezhani 45 vjeç
Ilir Bahidi 41 vjeç
Panter Tafani 30 vjeç
Kevi Kanani 30 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç
Arben Kasa 50 vjeç
Arjan Topalli 31 vjeç
Masat “arrest në shtëpi”:
Shyqyri Bica 56 vjeç
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç
Filip Thoma 34 vjeç
Hysen Grami 64 vjeç
Bardhyl Grami 64 vjeç
Franc Ruçi 24 vjeç
Klajdi Çota 24 vjeç
Masat “detyrim paraqitje”:
Leonard Xhaferri 50 vjeç
Jokli Anastasi 32 vjeç
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç
Neritan Duzha 43 vjeç





