Gazmend Xhaferri rrëfen historinë e Elbasanit në muralen e tij

0

 

Një mur i zakonshëm në qendër të qytetit të Elbasanit është shndërruar në një stacion arti që pasqyron historinë, kulturën dhe identitetin unik të qytetit. Piktori Gaxmend Xhaferri ka realizuar një pikturë murale monumentale, ku janë përfshirë objektet më të njohura dhe ikonike të Elbasanit, duke e kthyer këtë hapësirë publike në një “muze të hapur” për këdo që kalon, qoftë qytetar apo vizitor.Xhaferri tregon sesi i lindi ideja dhe hodhi në telajo projektin që flet përtej ngjyrave.

Piktura murale pasqyron histori, kulturë dhe traditë në një mënyrë të qartë dhe të prekshme për të gjithë.

Piktori thotë se në të ardhmen dëshiron ti dhurojë qytetit të tij,një tjetër murale,këtë herë me objekte që nuk I kanë rezistuar kohës ,apo historisë.

Qytetarët dhe vizitorët tashmë e kanë kthyer këtë mur në një pikë tërheqëse, për të bërë foto dhe për të diskutuar për historinë dhe kulturën e qytetit. Ata e vlerësojnë maksimalisht.

Përmes kësaj pikture murale, Elbasani fiton jo vetëm ngjyra dhe jetë, por edhe një mënyrë të re për të rrëfyer historinë dhe identitetin e tij në publik.

Infoweb Media