TIRANË- Shqipëria ka hyrë në një fazë intensive duke çelur shumicën e grup-kapitujve të negociatave në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Mes angazhimeve me rëndësi është siguria ushqimore, një grup-kapitull i hapur që kërkon ndërhyrje serioze.
Në dokumentarin e kësaj të mërkure, “Inside Story” i kushton një investigim të posaçëm sektorit të mishit dhe nënprodukteve.
Investigimi zbulon se si u hodhën në treg tonelata mish të infektuara me salmonelë, produkt i mbërritur i ngrirë nga vendet e Amerikës Latine.
Si u rrit me shpejtësi importi nga këto vende dhe ngërçi me kontrollet e sigurisë… Cilat janë problematikat me gjurmueshmërinë dhe përpjekjet për t’i mbajtur të fshehta rastet abuzive…





