Në Qarkun e Elbasanit po vërehet një prani gjithnjë e më e madhe e shtetasve të huaj që zgjedhin të punojnë në sektorë kyç të ekonomisë lokale. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 2023–2025 janë pajisur me miratim punësimi gjithsej 1 112 shtetas të huaj, ku pjesa dërrmuese janë përqendruar në qytetin e Elbasanit, ndërsa një numër më i vogël është regjistruar në Librazhd, Gramsh dhe Peqin.
Largimi i popullsisë vendase vecanërisht I krahut të punës jashtë vendit ka krijuar boshllëqe në tregun vendas.Për pasojë këto hapësira po zëvëndësohen me punëtorë të huaj.Vetëm gjatë vitit 2024 është shënuar fluksi më i lartë me 438 punonjës të huaj, krahasuar me 321 në vitin 2023 dhe 353 të tjerë të regjistruar deri më tani në vitin 2025.Fuqia punëtore e huaj në qarkun e Elbasanit vjen kryesisht nga Turqia, Egjipti, India dhe Filipinet, duke reflektuar një lidhje gjithnjë e më të fortë mes tregut lokal të punës dhe vendeve jashtë Evropës. Ata janë angazhuar kryesisht në sektorë me kërkesë të lartë si: industria përpunuese (përfshirë përpunimin e drurit dhe tekstileve), ndërtimi, energjia dhe shërbimet, veçanërisht në turizëm dhe hoteleri.
Ky trend në rritje tregon jo vetëm për globalizimin e tregut të punës në Elbasan, por edhe për sfidën që përbën mungesa e fuqisë punëtore vendase në disa sektorë.
Infoweb Media





