Aksident në seri në aksin Elbasan–Tiranë, pranë TEG. Përplasen 5 automjete

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të qendrës tregtare TEG. Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë rreth pesë automjete, të cilat janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta. Pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowb Media tregojnë pasojat e këtij aksidenti.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca. Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të lënduarve, ndërsa autoritetet po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Qarkullimi në zonë paraqitet i vështirësuar për shkak të aksidentit, ndërkohë që forcat e rendit po punojnë për normalizimin e situatës.