Çmimi Nobel në Fizikë për 2025, fitues shkencëtarët, John Clarke, Michel H. Devoret e John M. Martinis

0

SHBA- Një treshe shkencëtarësh me bazë në SHBA, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis, kanë fituar Çmimin Nobel në fizikë për punën e tyre në fushën e tuneleve të mekanikës kuantike.

“Çmimi Nobel në Fizikë i këtij viti ka ofruar mundësi për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë kuantike, duke përfshirë kriptografinë kuantike, kompjuterët kuantikë dhe sensorët kuantikë”, tha ajo në një deklaratë.

Vitin e kaluar, çmimi u fitua nga John Hopfield dhe Geoffrey Hinton, dy studiues të inteligjencës artificiale që ndihmuan në krijimin e bazës për të mësuarit automatik. Fitues të tjerë të mëparshëm të çmimit përfshijnë Albert Ajnshtajnin, Pierre dhe Marie Curie-n, Max Planck-un dhe Niels Bohr-in, një pionier të teorisë kuantike.

Njoftime të tjera për çmimet Nobel që do të bëhen këtë javë janë çmimi për kiminë të mërkurën dhe çmimi për letërsinë të enjten. Çmimi Nobel për Paqen do të shpallet të premten, ndërsa fituesi i Çmimit Nobel Memorial në ekonomi, i cili nuk është një nga pesë çmimet origjinale të vendosura nga Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit, në testamentin e tij dhe u dha për herë të parë në vitin 1969, do të zbulohet më 13 tetor.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit, një industrialist suedez, në vitin 1896. Përveç prestigjit të konsiderueshëm, çmimet u sjellin fituesve një shumë parash prej 11 milionë kronash suedeze (gati 1.03 milionë euro), një shumë që ndahet midis fituesve nëse ka disa prej tyre.