Të gjithë janë të lumtur”/ Trump dhe liderët e botës firmosin në Egjipt dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën

0

Liderët e botës janë mbledhur në qytetin Sharm el-Sheikh të Egjiptit, aty ku firmosën Marrëveshjen e Paqes për Gazën. Ky samit udhëhiqet nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili gjatë pjesë së parë të ditës (23 tetor 2025) ishte në Izrael ku mbajti fjalim në parlament dhe vlerësoi arritjen e paqes. Dokumenti për paqen në Gaza u nënshkrua live në Egjipt nga Presidenti amerikan dhe liderët e tjerë.

Lirimi i pengjeve

Të 20 pengjet e fundit izraelitë të mbijetuar janë liruar dhe janë kthyer në Izrael me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq.

Shtohen kthimet e trupave të pajetë

Hamas ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të vrarë te Kryqi i Kuq, ndërsa më herët kishte njoftuar se do të dorëzonte trupat e katër personave.

Shkëmbimi i të burgosurve

Izraeli ka liruar mbi 1.900 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar. Skena të festimeve masive janë regjistruar në Ramallah dhe qytete të tjera palestineze.