Vuçiç “ziliqar” për djemt kuqezi pas fitores në Leskovc!

0

SERBI – “Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo sepse isha i zemëruar”, kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ndeshjes.

Por më pas ai ka hyrë në analizë teknike të skuadrës së tij dhe nuk e ka fshehur admirimin për futbollistët e kombëtares shqiptare.

“Ne mendojmë se duhet të fitojmë gjithmonë, por nuk është kështu. Për ta bërë këtë duhen lojtarë që luajnë në Ligën e Kampioneve. Që luajnë rregullisht aty”, ka shtuar Vuçiç.