13 tetor 2025, 22:41 –
Kosova ka shkëlqyer në Kualifikueset e Botërorit, duke arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Suedisë në Nya Ullevi, Göteborg. Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin që nuk u ndryshua deri në fund të ndeshjes.
Pas golit, Asllani festoi duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore, ashtu si Manaj më parë, një shenjë krenarie për komunitetin shqiptar dhe moment i paharrueshëm për tifozët.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të barazuar rezultatin, Suedia nuk arriti të reagojë dhe humbi ndeshjen. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, ndërsa Suedia mbetet e fundit me vetëm 1 pikë, duke komplikuar mundësitë e saj për kualifikim.





