Belinda Balluku e acaruar në hyrje të SPAK, shtyn mikrofonat e gazetarëve!

0

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK.

Ajo pritet të njihet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera për projektin e tunelit të Llogarasë.

Teksa i drejtohej ambienteve të SPAK, Balluku ka shtyrë mikrofonët e gazetarëve pasi ata e pyetën nëse do të jepte dorëheqje.

Fletëthirrja për Belinda Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

Numri 2 i Qeverisë dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.