Muzeu etnografik i Elbasanit vijon të jetë objekti më tërheqëse për tu vizituar nga turistët apo vizitorët nga mbarë bota.
Këtë herë një grup pedagogësh dhe studiuesish të huaj vizituan muzeun e qytetit.
Vizita shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet kulturore dhe akademike mes institucioneve pjesëmarrëse.
“Nuk vizituam shumë vende sepse ishte një periudhë shumë e ngarkuar.Por sot na lindi kureshtja për vendin dhe vendosëm të shëtisim në këtë zonë. Më duket sikur kulturat tona janë shumë të ngjashme në fund të fundit, kemi jetuar bashkë për rreth 500 vjet. Për këtë arsye ndajmë shumë gjëra”.
“Unë kam vizituar shumë muze në vende të ndryshme, përfshirë muze etnografikë, dhe kemi folur për to? Po, muzeu i Elbasanit më pëlqen shumë, sepse kur ishim këtu, pamë shumë trashëgimi të lidhura me sufizmin dhe bektashizmin që janë gjithashtu pjesë e përbashkët e kulturës sonë.
Pedagogët u shprehën të impresionuar nga mikpritja dhe pasuria kulturore që ofron qyteti i Elbasanit, duke theksuar se kjo përvojë do të mbetet një kujtim i veçantë nga qëndrimi i tyre në Shqipëri.
Infoweb Media





