Në një kohë kur realiteti shpesh tejkalon imagjinatën, shfaqja “Amerikan” u soll në skenën e Teatrit “Skampa” të Elbasanit si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi botën e sotme dhe humbjen e vlerave njerëzore.
Kjo vepër ndërthur humorin me dramën dhe romancën, duke sjellë një tablo të thellë mbi marrëdhëniet njerëzore, dilemat morale dhe botën e nëndheshme ku humbet ndjeshmëria dhe qëllimi.
Përmes një gjuhe ironike e situatave të papritura, personazhet përballen me botën e deformuar të realitetit të sotëm, ku e mira dhe e keqja shpesh ndërthuren.
Fabula ndjek rrugën e Suzanës, e cila bëhet objekt i konflikteve midis dy miqve, Mic dhe Majk. Si në realitetin tonë të përditshëm, tensionet dhe problemet ndërpersonale bëjnë që çdo marrëdhënie të ketë sfida të vështira për t’u përballuar.
Infoweb Media





