Në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:
-
A. J. alias A. D., 31 vjeç, dhe
-
D. R., 18 vjeç,
të cilët u kapën duke poseduar sasi të vogla lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet janë në ndjekje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.





