Në spitalin rajonal të Elbasanit është dërguar për ndihmë mjekësore një 17-vjeçare, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar sasi medikamentesh.
Burime mjekësore bëjnë me dije se e mitura është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme.





