Specialistët e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori, ku kanë nisur procedimet penale për tre shtetas:
-
Sh. B., 54 vjeç, i dyshuar për pushtim toke;
-
E. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka helmuar qenin e fqinjit, i cili ka ngordhur;
-
L. B., 58 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të saj.
Policia thekson se hetimet vazhdojnë për të dokumentuar me prova ligjore rastet përkatëse.





