Tensione pranë Xhamisë së Parrucës në Shkodër, Myftinia ndalon punimet e punonjësve të bashkisë

0

Një ditë pas përplasjes mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër për heqjen e një tabele me thënie profetike pranë Xhamisë “Ebu Bekër”, situata ka marrë zhvillime të reja.

Sot, Myftinia Shkodër ka njoftuar se po kryheshin punime në zonën përreth Xhamisë së Parrucës, pjesë e një projekti të Bashkisë Shkodër.

Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë Erion Veliaj!

Në njoftim, institucioni fetar thekson se këto punime po zhvillohen në truall vakef, që sipas Myftinisë është pronë e saj.

“Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë”, thuhet në njoftimi e Myftinisë Shkodër.

Kjo situatë vjen pas tensioneve të një dite më parë, kur punonjës të Policisë Bashkiake ndërhynë për të hequr një tabelë me thënie profetike të vendosur nga Myftinia pranë Xhamisë “Ebu Bekër”, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe në komunitetin mysliman të qytetit.