VIDEO/Elbasani i preferuar nga turistët në stinën e vjeshtës

0
Screenshot

Stina e vjeshtës ka rikthyer interesin e turistëve për të vizituar qytetin e Elbasanit. Veçanërisht të huajt kanë kuriozitet të njihen me objektet e kultit, arkitekturën dhe historikun e tyre. Ndonëse jo një qytet bregdetar, Elbasani zgjidhet për turizëm edhe në stinën e artë. Në qytet gjen grupe vizitorësh të organizuar që zgjedhin të vizitojnë pjesën historike të qytetit. Ata janë nga shtete të ndryshme të Europës dhe botës të cilët shprehen të mahnitur me kulturën e qytetit.
Jemi nga Brazili, dhe po udhëtojmë në vendin tuaj të bukur. Shqipëria është shumë e bukur,ka njerëz të sjellshëm dhe të këndshëm. Në shqipëri ne kemi 3 ditë. Erdhëm nga Mali i Zi dhe do të shkojmë deri në Maqedoninë e Veriut. Do të eksplorojmë kalanë dhe çdo gjë në qytet. Është shumë ndryshe nga Brazili sepse ne atje kemi shumë plazhe dhe kodra ndërsa këtu ka male dhe liqene dhe ne nuk këmi monumente të vjetra në Brazili.Është ndryshe, ndaj na pëlqen”.

Thonë që Elbasani është shumë ndryshe nga vendet nga ata vijnë dhe kjo i ka pëlqyer më së tepërmi sa të mendojnë rikthimin.

Është hera e parë këtu nuk kam qenë më parë në Ballkan .Më pëlqeu ajo cfarë pashë dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe kanë ushqim shumë të mirë. Kam provuar disa ushqime. Më pëlqen shumë historia dhe gjithcka.Shpresoj që një ditë të rikthehem sërisht.Mendoj se arkitektura dhe njerëzit janë shumë të ndryshëm nga Brazili.Njerzit këtu flasin një anglishte shumë të mirë dhe kjo më pëlqen. Do ta rekomandoja për tu vizituar”.

“ Është hera e parë që vij këtu. Më la përshtypje shumë të mirë kalaja duket që është e vjetër. Rrugës pash shumë monumente dhe duket se nga ana artistike për të krijuar jeni shumë të aftë.Edhe gjelbërimi shumë i bukur”.

Qarku i Elbasanit ka një sërë destinacionesh dhe nuk preferohet vetëm për turizmin e kulturës, por edhe për atë të natyrës. Vizitorët janë kryesisht ditorë edhe pse nuk mungojnë ata që qëndrojnë më gjatë duke shijuar bukuritë e zonës.

Infoweb Media