E rëndë në Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë trasesë së hekurudhës

0

PEQINË- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Bëhet me dije se trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes