Rritja e gjelit të detit, sfidë për fermerët në Peqin

0

Zona e Peqinit është e njohur për mbarështimin e gjelit të detit megjithatë vitet e fundit kanë qenë mjaft sfiduese për fermerët që merren me rritjen e këtij shpendi, kjo për shkak të shpenzimeve të shumta që kanë gjatë vitit e çmimin e ulët me të cilin shpendi tregtohet.

70 vjeçarja Servete Paja prej gati 30 vitesh merret me mbarështimin e gjelit të detit. Ajo shprehet se gjatë gjithë vitit ushqimi kushton shumë por dhe ilaçet me të cilat shpendët duhen trajtuar pasi janë mjaft delikate.

Problematike sipas saj mbeten gjelat e detit të importuar nga vendet e tjera e çmimi i ulët me të cilë ata shiten gjë e cila tërheq konsumatorin.

Të shumtë janë mbarështuesit e gjelave në zonë që kanë falimentuar e Servetja shprehet se vitin tjetër nuk do të mbarështojë më veçse për vete, teksa shton se shteti nuk jep asnjë ndihme për ta.