Moti në qarkun Elbasan vijon të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Gjatë orëve të natës janë regjistruar 33 mm shi.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile dhe strukturat e Policisë së Shtetit, janë raportuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore:
-
Elbasan – Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit;
-
Gramsh – Moglicë, ku janë evidentuar rrëshqitje inertesh dhe aluvionesh.
Në të gjitha rastet është ndërhyrë nga firmat kontraktuese dhe akset janë të hapura për qarkullim.
Sa i përket prurjeve të lumenjve:
-
Në kuota mesatare: përroi Zaranikës dhe Pajunit;
-
Në kuota mbi mesatare, por pa rrezik për dalje nga shtrati: lumenjtë Shkumbin dhe Devoll.
Edhe lumi i Kërpicës, në fshatin Kërpicë (Nj.A. Kushovë), është tërhequr krahasuar me një ditë më parë dhe paraqet prurje më të ulëta.
Ndërkohë, janë regjistruar problematika në furnizimin me energji elektrike në disa zona malore:
-
Sopot, Nj.A. Stravaj (Prrenjas);
-
Fidri i Banjës (Gramsh);
-
Selitë, Nj.A. Klos dhe Mollas (Cërrik).
Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit normal.





