LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, dyshohet për disa të plagosur

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar skena kaotike dhe panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Siç duket edhe nga pamjet, të dy makinat janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendngjarje shihen persona të shtrirë në tokë, të cilëve qytetarët po u japin ndihmën e parë. Dyshohet se ka disa të plagosur, por gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur.

Policia dhe ambulanca janë njoftuar dhe pritet mbërritja e tyre në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit nga një prej drejtuesve të mjeteve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Trafiku në zonë paraqitet i vështirë dhe lëvizja po bëhet me ngadalësi.