VIDEO/Gramshi me stadium të ri, FSHF nis investimin

0
Screenshot

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit “Myslym Koçi” në Gramsh, një investim që pritet t’i japë një frymë të re futbollit lokal.

Punimet kanë startuar dhe sipas projektit pritet të përfundojnë brenda 4 muajve, duke sjellë një transformim total të impiantit sportiv.
Nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Tajari Bici,na njeh më nga afër me investimin.

Projekti parashikon ndërtimin e tribunës qendrore,shkallët e stadiumit ku do të akomodohen tifozët, ambientet e brendshme për futbollistët dhe gjyqtarët si dhe vendosjen e tapetit modern të fushës së lojës.Aktualisht, ekipi i futbollit i Gramshit konkurron në Kategorinë e Dytë të kampionatit kombëtar.