Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pas një aksidenti të ndodhur të mërkurën në Poçem. Në përplasjen e dy mjeteve, katër persona janë plagosur. Policia ka bërë të ditur se shoferi i arrestuar akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.





